Searching Availability…


Takimi dhe 06.00 nisja nga Tirana për të kaluar një fundjavë të këndshme në Mal të Zi. Ndalesa gjatë rrugës për kafe ose mëngjes sipas dëshirës dhe vazhdimi për në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Pas mbarimit të procedurave doganore nisja për në qytetin e Podgorices. Vizite panoramike e kryeqytetit te Malit të Zi, Podgorices dhe nisja për në Kolashin. Mbërritja dhe akomodimi në Hotel. Pasdite e lirë duke shëtitur në qytezën e vogël të Kolashinit dhe më pas darka në Hotel.

Mëngjesi në hotel dhe më pas kohë e lirë për në terrenet e skijimit, ku nuk do të mungojë asistenca e guidës tonë per t’iu pajisur me veshje dhe për të rezervuar trajnime për pjesëmarrësit që nuk kanë eksperiencë. Pushimi i drekës dhe frekuentimi i restoranteve lokale të zonës që ofrojnë shumëlojshmëri gatimesh. Pas drekës për të apasionuarit pas natyrës shëtitje në këmbe, në natyrën e bukur të qytezës së Kolashinit. Darka në Hotel. Mbrëmje e lirë.

Mëngjesi në hotel dhe më pas nisja për në Shpellën Lipa, vizitë në një nga bukuritë natyrore më tërheqëse në Mal të Zi me më tepër se 2.5 km korridore dhe salla brenda saj. Nisja për në Budva dhe pas mbërritjes, kohë e lirë për kafe dhe drekë, sipas dëshirës.Nisja për rrugën e kthimit duke bërë një ndalesë të shkurtër për foto në Ishullin e Shën Stefanit dhe më pas marrim drejtimin drejt Murriqanit. Pas procedurave doganore dhe ndalesave përgjatë rrugës, mbërritja ne Tirane. Fundi i programit.

  • Udhëtimi me autobus komod vajtje-ardhje ne te gjitha pikat e lartepermendura.
  • Akomodimi në Hotel në Kolasin me mëngjes dhe darkë.
  • Asistencë dhe shoqërues nga agjensia përgjatë gjithë udhëtimit.
  • Pagesat e telefonit, minibarit në dhoma dhe të pijeve në restorantet e hoteleve.
  • Drekat.
  • Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
  • Pasaporta ose karta identitetit.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Çmimi: 139 Euro për person në dhomë dyshe.