Bukurite e Bregdetit Malazez

Bregdeti Malazez

Mali i Zi shtrihet në Ballkanin Perëndimor kufizuar në veri me Bosnie Hercegovinen Kroacine dhe Serbine, ne Lindje me Kosoven, në Jug me Shqiperine dhe në Perëndim me Detin Adriatik. Pozicioni i saj i favorshëm bën që të jetë nyje lidhëse midis Europes Qendrore dhe Ballkanit jugor. Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2006 nga Serbia ajo ka mundësi të shfrytëzojë lirisht resurset e saj.

Përgjatë bregdetit shtrihen qytete me rëndësi historike në Mesdhe si Ulqini, Tivari, Kotorri si edhe qendra e re turistike e zhvilluar së fundmi edhe si kryeqendra e turizmit bregdetar malazez, Budva. Vec këtyre qyteteve janë zhvilluar edhe destinacione të tjera turistike si Becici, Petrovac, Tivat, Zanjica. Merita e autoriteteve malazeze dhe operatorëve turistikë vendas ka qenë ruajtja e natyrës dhe gjelbërimit Mesdhetar. Vec pushimit dhe shijimit të ajrit të pastër, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me historinë e pasur të kësaj treve.

Tivar atraksionet kryesore janë Ullirin e Vjeter, që është më shumë se 2000 vjecar dhe interesante është se vazhdon dhe prodhon akoma frytet e ullirit, Pallatin e Nikollës, ish mbretit të Malit të Zi dhe shëtitoren pranë detit. Në qytetin malazez të Shqiptarëve, Uliqini vizitë në Kalanë e Vjetër, lagjet e brendshme të Ulqinit, që njihen me emrin Stari Grad, mundësi për shoping në dyqanet karakteristike në qendër, kohë e lirë për kafe sipas deshirës. Pas vizitës në Ulqin i drejtohemi Grykëderdhjes së Bunes. Në Budva vëmendja e turistëve është e përqendruar në vizitën e Citadelles ose Kalase se Budves, shetitores se Budves, Ishullit të Shën Stefanit. Në qytetin historik të  Kotorrit dhe , tërheq vëmendjen Kalaja e Vjeter, Kisha e Shen Trifonit, Muzeu Detar

Investimet e viteve të fundit në struktura akomoduese në destinacionet e lartpërmendura kanë zgjuar interesin gjithnjë e më të madh të turistëve jo vetëm nga Ballkani por edhe nga Europa dhe rajone të tjera të Botes. Larmia e strukturave fillon që nga hotelet e Klasit të Lartë, me 5* Hotel Forza Mare 5* – Kotorr, Regent Porto Montenegro 5* – Tivat ku do ta ndjeni vehten si mbretër në suitat e tyre ku më të preferuarat janë ato presidenciale. Edhe Hotelet me 4* ofrojnë një shërbim profesional dhe kushte akomodimi shumë cilësore dhe facilitete të tjera si: ajër i kondicionuar, WiFi, pishinë, SPA, palestër, etj. Hotelet me 4* më të preferuara janë Hotel Slovenska Plaza Lux 4* – Budva, Hotel Queen of Montenegro 4* – Becici, Hotel Castellastva – Petrovac, Hotel Splendido 4* – Kotorr, Hotel Art Media 4* – Zanjica, Hotel Palas 4* – Petrovac, Hotel Pine 4* – Tivat.

Vec këtyre hoteleve të klasit të lartë ofron edhe hotele me 3* të përshtatshme për përsonat që kanë mundësi financiare të kufizuara. Ndër këta hotele përmendim: Hotel Mogren 3* – Budva, Hotel Vila Lux 3* – Budva, Hotel Slovenska Plaza 3* – Budva. Vec hoteleve, pushuesin mund të akomodohen edhe në apartamente të cilat iu ofrojnë komoditetin e këekuar ndër të cilët përmendim: Luxury Apartments Tre Canne 4* – Budva.

Në Malin e Zi kënaqen shijet e cdo turisti. Kjo jo vetëm falë natyrës së begatë por edhe nga shërbimi i kualifikuar. Strukturat turistike janë të mirëmenduara dhe ruajnë vecoritë natyrore dhe arkitektonike të zonës në mënyrë që ti lënë një shije origjinale turistëve.

This slideshow requires JavaScript.