Deti Egje

Deti Egje

Deti Egje, pjesë e Detit Mesdhe ka një sipërfaqje prej 214 000 km² lag brigjet e tre shteteve: Turqise, Qipros dhe Greqise. Emri mendohet se vjen nga mbreti legjendar i Athines, Egjeu i cili vrau veten në brigjet e këtij deti kur pa anijen e të birit, Tezeut që po vinte me vela të zeza nga Kreta. Tezeu është heroi mitik që vrau minotaurin në labirintin e Pallatit Mbretëror të Knosit falë fillit të Arianës.

Vetëm nga legjenda e emrit kuptojmë se sa të lidhura me detin kanë qenë popujt që jetonin rreth tij. Edhe fjala Arkipelag për herë të parë është përdorur për ishujt e shumtë të këtij deti (1415), ofrojnë brigje të mrekullueshme, porte të sigurta dhe një trashëgimi historiko-kulturore të pasur.

Brigjet e Detit Egje konsiderohen si djepi i kulturës dhe Qytetërimit Europian sepse këtu lindi Qytetërimi Kreto-Mikenas në periudhën e bronzit të hershëm 4000 vjet P.K. Qytetërimi Kretan lindi në ishullin e Kretes, ndërsa ai Mikenas në Gadishullin e Peloponezit. Dëshmi të këtyre qytetërimeve gjejmë ende dhe sot sidomos në Ishullin e Kretes, ku ndodhet qyteti Heraklion.

Sot në brigjet kontinentale të Detit Egje vec qendrave të mëdha ekonomike e historike si: Athina, Selaniku, Antalia, janë ngritur edhe zona të reja turistike të cilat vec bregdetit të mrekullueshëm ofrojnë edhe objekte turistike me kualitet të lartë dhe shërbim profesional. Disa nga këto zona të reja turistike janë: Bodrum, Belek, Kusadasi, Dikili, Kavala. Porti më i rëndësishëm si në aspektin historik dhe në atë ekonomik vazhdon tw jetw Porti i Pireut, Athine.

Më të preferuarat e Egjeut vazhdojnë të mbeten ishujt, ku ndër të tjerët vecohet Santorini, me shtëpitë e tij të bardha të shekujve XVI-XVII gjatë kohës së sundimit venecian dhe me një bregdet të shkëlqyer. Ishuj të tjerë janë Syros, Mykonos, Rodi, Patmos. Ishulli i Rodit i famshëm edhe për historinë e tij antike, për të famshmin Kolosi i Rodit që sot kanë mbetur vec këmbët e statujës.

Ja vlen të bëni një udhëtim përgjatë Detit Egje ku mund të prekni nga afër 6000 vjet histori, zhvillim, trashëgimi. Për të apasionuarit pas relaksit dhe rrezeve të diellit klima e ngrohtë Mesdhetare dhe bregdeti kryesisht ranor do iu lejojë të pushoni pushoni nga maji në tetor.

This slideshow requires JavaScript.