Deti Jon

Deti Jon

Deti Jon pjesë e Detit Mesdhe lag brigjet e tre shteteve: Italise, Greqise dhe Shqipërisë. Në fillim ky det ka qenë i Joni nga vetë etimologjia e fjalës Jon – i joni, sepse rrethohej nga territore me origjinë Ilire, Japiget – Puglia, Basilicata Itali, Kaonet – Vlore – Shqiperi, Moloset, Thesprotet – Greqi. Një tjetër hipotezë për origjinën e Detit Jon është legjenda sipas së cilës Joni ishte i biri i Durrësit, nip i Epidamnit dhe stërnip i Poseidonit (perëndisë greke të deteve).

Nga vetë legjenda kuptohet se historia e zhvillimit të popujve shqiptarë e grekë ka qenë e lidhur me Detin Jon dhe po ashtu edhe mes tyre. Epidamus – kolonia e parë greke në Iliri 627 p.k. Sot përgjatë tij shtrihen rajonet e i Puglia, Basilicata, Calabria e Sicilia, la Bashkia e Vlores, Epir, Ishujt Joniane, Greqia Perendimore dhe Peloponezi.

Brigjet e Detit Jon karakterizohen për pastërtinë e tyre, janë kryesisht bregdete shkëmborë. Destinacionet më të preferuara janë Parga, Levkadha, Arta. Këto rajone vec turizmit detar në plazhet e mrekullueshme dhe resortet turistike moderne ofrojnë edhe mundësi për turizëm kulturor-historik falë trashëgimisë së pasur historike që kanë ditur ta ruajnë me fanatizëm.

Në Parga inteers për vizitorët përbën shëtitorja buzë detit, Kalaja e Vjeter që e ndan qytetin në dy pjesë, në Qytetin e Vjeter dhe Plazhin e Valtos. Preveza, qyteti që në lindje dhe perëndim kufizohet me detin Jon, vizitat fillojnë me portin e bukur të jahteve, shëtitoren buzë detit, Kullen e Sahatit me stil venecian, kalanë dhe qytetitn e vjetër me rrugica të ngushta, Pazarin Sejtan dhe Kalane e Shen Andreas. Në pjesën jugore të qytetit në hyrje të Gjirit të Ambracian​, janë dy kështjella: Kalaja Patokratori dhe Kalaja e Shen Gjergjit.

Levkada me ishujt e saj të mrekullueshëm: Porto Katsiki, Meganisi, Scorpions, Porti Fiskardo, shpellen Papanikoli, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë, Itaka. Udhëtimi përgjatë brigjeve Epirote të Jonit përfundon në një destinacioni tjetër tepër të bukur që ndodhet në fshatin Nidri.

Udhëtimi përgjatë vijës bregdetare të Jonit do ju japë mundësi të shijoni disa nga plazhet më të bukura në Europe. Do njiheni edhe me historinë e dy qytetërimeve të lashta, atij Ilir dhe atij Helenik si edhe me gjurmët e lëna ndër shekuj nga pushtuesit e shumtë: romakë, bizantinë, venecianë, osmanë.

This slideshow requires JavaScript.