Periudha | 23 Dhjetor – 26 Dhjetor 17

Searching Availability…


Periudha | 24 Dhjetor – 26 Dhjetor 17

Searching Availability…


Hotel Makpetrol është i vendosur në një peizazh të mrekullueshëm rrethuar nga gjelbërimi i pyjeve me një pamje fantastike mbi Liqenin e Ohrit. Ai është vendosur në afërsi të qytetit të Strugës, rreth dhjetë kilometra nga Aeroporti i Ohrit. Hotel Makpetrol mundëson për mysafirët e tij parking falas, plazh me rërë, pishinë dhe ambjente shlodhëse e sportive.
Hoteli ka 46 dhoma dyshe. Të gjitha dhomat janë të pajisura me ajër të kondicionuar, një banjë dhe një televizor satelitor, dhe gjithashtu kanë tarraca me pamje nga Liqeni i Ohrit.
Mëngjesi dhe darka shërbehen bufe në restorntin e hotelit. Mysafirët mund të zgjedhin të shijojnë specialitete vendase dhe gatime ndërkombëtare të përgatitura nga mjeshtrat e kuzhinës. Në barin e Hotel Makpetrol mysafirët do kenë mundësi të shijojnë pije dhe kokteile nga më të të ndryshmet.
Ju mund të kaloni kohën tuaj të lirë duke vizituar kompleksin e Manastirit Kalista, Kishën në shpellën e Radozhdës, Lumin Drin, ose mund të vizitoni Pazarin e Strugës ku organizohen Mbrëmje Poetike .