Këshilla në Udhëtim

  • E këshillueshme veshje të lehta, sportive dhe çadra në varësi të motit.
  • Në disa pika muzeale dhe turistike nuk lejohet prekja dhe/ose fotografimi i objekteve të ndryshme.
  • Në shume vende nuk lejohet të hidhen mbeturinat, bishtat e cigareve apo pështyma përveç se në vendet e caktuara. Shkelësi gjobitet nga autoritetet përkatëse me minimumi 100 euro.
  • Respektoni tabelën NO SMOKING kudo që e shikoni atë. Shkelësi paguan gjobën personalisht. (Minimumi 300 euro)
  • Vini re, gjithmonë para se të ndaheni me guidën tuaj, sigurohuni në lidhje me orarin e takimit të rradhës.
  • Në momentin e akomodimit fillestar, vetëm shoqëruesi ka të drejtë të shpërndajë çelësat dhe ju lutemi të jini të durueshëm dhe të tregoheni të qytetëruar.
  • Udhëtimet e organizuara nga agjencia janë me karakter kulturor dhe edukues për të gjithë dhe ju lutemi në momentet kur ka diskutime dhe shoqëruesi ju informon duhet të jeni të sjellshëm dhe të qetë.
  • Përgjatë udhëtimit në çdo 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë ka një ndalesë për nevoja personale.

Shumë e rëndësishme

  • Është mëse e nevojshme që të gjitha oraret e caktuara në grup për të ndjekur programin të respektohen nga çdo pjesëtar i grupit.
  • Autobusi është në pritje vetëm 5 minuta mbas orarit të caktuar për takimin me grupin. Mbas këtij orari autobusi largohet dhe çdo person që vonohet mund të vijojë për në destinacionin e rradhës me mjetet e transportit publik si autobus linje ose taksi.
  • Çdo pagesë ekstra shkaktuar nga vonesat personale do të mbulohet nga personi përgjegjës.

Qëndrimet në hotele dhe restorante

  • Në restorantet e hoteleve nuk lejohet nxjerrja e ushqimeve dhe marrja me vete nëpër çanta jashtë restorantit si dhe konsumimi i pijeve alkoolike ose jo alkoolike të cilat mund t’i keni marrë me vete. Pijet mund t’i konsumoni vetëm nëpër dhomat tuaja ose jashtë hotelit.
  • Është e këshillueshme që në hotelin ku do të akomodoheni, të merrni kartëvizita të hotelit.
  • Në çdo hotel apo restorant, çdo dëm i mundshëm i shkaktuar nga ndonjë pjesëtar i grupit, dëmshpërblehet në moment dhe me para në dore nga vetë personi apo grupi i personave që shkaktojnë dëmin.

Gjatë udhëtimit me mjete transporti turistik

Për një mbarëvajtje sa më të mirë dhe komode përgjatë gjithë ditëve të udhëtimit me autobus duhet të respektohen disa rregulla të përcaktuara nga kompania e transportit:

  • Brenda në autobus nuk lejohet në menyrë kategorike përdorimi i ushqimeve
  • Nuk lejohet hedhja e çamçakëzave apo kartopecetave nën sedilje apo vende të tjera.
  • Nuk lejohet keq qëndrimi në sedilje apo heqja e këpucëve.
  • Nuk lejohet pirja e cigares në autobus.
  • Cdo dëm i shkaktuar në autobus do të dëmshpërblehet.

Për të gjitha sa u thanë me lart, kompania e transportit ka të drejte të gjobisë në vlerë monetare secilin nga personat që i thyen këto rregulla.

Kalimet kufitare

  • Kompania nuk mban përgjegjësi për sendet tuaja personale, gjatë kontrollit nëpër pikat e kalimt kufitar.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi per vonesat në pikat kufitare
  • Agjenisa nuk mban përgjegjësi nëse një klient i saj nuk plotëson kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar nga autoritetet policore dhe doganore.
  • Klientët duhet të jenë të qetë.
  • Klientët duhet të mos qeshin.
  • Klientët duhet të heqin celularët nga dora dhe mos të fotografojnë në ambjentet e doganës apo Policisë kufitare.
  • Klientët duhet të mos bëjnë gjeste ofenduese nëse kërkohet kontrolli i bagazheve nga dogana.

Ky njoftim behet per të eliminuar problemet në dogana dhe mosmarrëveshjet me policinë doganore të shtetit pritës ose atij kalues. Në të kundërt Agjensia nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ndodh që grupi të vonohet ose te kthehet mbrapsht për secilën nga arsyet e lartpërmendura.

 

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.