Mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, “Kulturore.al” deklaron si me poshtë:

        1. Përkufizimi i termave

1.1. Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm do të kenë këtë kuptim:
1.1.1. Agjenci: Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës.
1.1.2. Cookie: Një pjesë informacioni e dërguar nga një faqe interneti dhe që ruhet në browserin e përdoruesit ndërkohë që përdoruesi sheh faqen e internetit. Çdo herë që një përdorues hap një faqe interneti, browseri dërgon një cookie në serverin e përdoruesit për ta lajmëruar atë për aktivitetin e tij të mëparshëm.

       2. Përdorimi i cookie

2.1. Faqet e internetit që i përkasin agjencisë, i përdorin cookie për të dalluar vizitorët e faqes njëri nga tjetri. Disa cookie janë të domosdoshme për mirëfunksionimin e faqeve të internetit të agjencisë, për të lejuar përdoruesit e faqes që të bëjnë rezervime online dhe për të mundësuar stafin e agjencisë të marrë e të përpunojë kërkesat e klientëve.
2.2. Disa lloje të tjera cookie e ndihmojnë stafin e agjencisë të mundësojë një përvojë të mirë për klientët kur këta vizitojnë faqen e internetit. Cookie japin edhe informacion mbi ofertat e agjencisë.
2.3. Cookie përdoren gjithashtu, për të reklamuar në faqen e internetit të agjencisë.

       3. Deklaratë mbi privatësinë

3.1 Kulturore.al (më tej “agjencia”) respekton rëndësinë e privatësisë së klientëve të saj. Kjo deklaratë përcakton bazën mbi të cilën mblidhen dhe përpunohen të dhënat e çdo klienti.
3.2. Të dhënat e mëposhtme të klientëve mblidhen nga faqja e internetit:

  • Informacioni që klienti jep në mënyrë që të kryhet rezervimi i udhëtimit.
  • Informacioni që klienti jep në mënyrë që të bëhet pjesë e një konkursi që reklamohet në faqen e internetit, kur plotëson një pyetsor ose kur raporton një problem.
  • Detaje të transfertave bankare që klienti kryen për të përfunduar një rezervim.
  • Nëse klienti kontakton stafin e agjencisë, stafi mund të ruajë adresën e e-mail dhe të IP.
  1. Ruajtja dhe transferimi i të dhënave

4.1. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të transferohen ose të ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Gjithashtu, të dhënat mund të përpunohen nga stafi i hotelerisë ose mjeteve të transportit për të bërë të mundur udhëtimin dhe qendrimin e klientit.
4.2. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në serverat e sigurtë të “Kulturore.al”.
4.3. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren edhe nga agjencitë partnere të “Kulturore.al”.
4.4. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuar klientët mbi ofertat e ndryshme të agjencisë.

      5. Anullimi i përpunimit të të dhënave

Klienti ka të drejtë të kërkojë nga agjencia të mos përpunojë të dhënat personale për qëllime marketingu, me anë të një e-maili në info@kulturore.al.

  1. Pëlqimi mbi mbrojtjen e të dhënave personale

Duke vazhduar procedurën në faqet e internetit të “Kulturore.al”, klienti jep pëlqimin e tij mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga ana e agjencisë.