Bullgaria dhe Rumania

Bullgaria dhe Rumania

Malet Karpate dhe ato Ballkan, janë malet identifikuese të Rumanisë dhe Bullgarise. Malet Karpate ndanin Rumanine ne dy shtete: Vllahia dhe Moldavia, të cilat u bashkuan në një shtet të vetëm në vitin 1859 nën drejtimin e Aleksander Joan Kuza me kryeqytet Bukureshtin. Nga ana tjetër edhe Bullgaria vetëm pas Kongresit te Shen Stefanit 3 mars 1878 u njoh si shtet i pavarur me kryeqytet Sofien.

Territori i këtyre dy shteteve ka qene i banuar që në antikitet nga fiset Trake dhe Dako – Gete. Të dy këto kombe nuk mundën tu rezistojnë pushtimeve. Dako – Getet qe popullonin Rumanine e sotme, pasi u pushtuan nga Perandoria Romake gjatë sundimit të Perandorit Trajan 106 e.re filloi procesi i romanizimit të kësaj popullsie. Nga ana tjetër traket, popullsia antike e Bullgarise nuk mundi tu bëjë ballë sulmeve sllave gjatë Mesjetes. Sllavët ndryshuan njëherë e përgjithmonë përbërjen etnike të kësaj treve duke e sjtrirë ndikimin e tyre në pjesën më të madhë të Ballkanit në kulmin e fuqisë së tyre.

Kryeqytetet e këtyre shteteve janë edhe qendrat më të mëdha ekonomike e politike. Bukureshti, kryeqyteti i Rumanise, me afro 2 milion banorë, përmban një seri monumentesh, të cilat ruajnë vlera të jashtzakonshme si: Parlamenti Rumun, Sheshi i Revolucionit, Muzeu i Arteve te Bukureshtit, Lagja Hebreje dhe Sinagoga, Simboli rumun i muzikes Athenaeumi.

Sofia, kryeqyteti i Bullgarise i cili gjithashtu i kalon 1 milion banorë vizitohet nga mijra turistë cdo vit për kishat e saj, ndërtesat qeveritare etj. Vizitat turistike në Sofie fillojnë me pjesën historike dhe monumentale të Sofies duke filluar me Katedralen Nevski, Kishen e Shen Sofise, Xhamine e Vjeter te Sofies, Muzeun Kombetar, Pazarin e Vjeter, Burimet Termale, Bulevardin Qendror.

Shtrirja gjeografike e favorshme, në Europen Juglindore dhe Ballkanin Lindor buzë Detit te Zi ka bërë që bukuritë e kësaj zone të jenë lehtësisht të arrithsme. Relievi i larmishëm ku përvec maleve ka edhe fusha sidomos ajo përgjatë Danubit i cili derdhet në Detin e Zi në afërsi të qyteit rumun Kostanca. Ky lum shërben edhe si kufi ndarës mes këtyre dy shteteve duke kaluar në qytetin Ruse, portin më të madh të Danubit në Bullgari. Atraksionet e këtij qyteti janë: Monumenti i Lirise, Kisha Sveta Troitsa, Parku i madh i qytetit.

Në masivin malor të maleve Ballkan gjendet edhe qyteza malore Bansko, një nga më të frekuentuarit për turizmin e bardhe dhe turizmin alpin. Strukturat akomoduese të kësaj qyteze afrojnë shlodhje dhe argëtim për pushuesit si edhe cka është më e rëndësishmja mundësi për tu ushtruar në sportin e skive. Hoteli që mundëson një eksperiencë fantastike në Bansko me një cmim ekonomik është Rahoff Hotel 3*. Përzierja një vendi të qetë me një mori objektesh mbresëlënëse, ky hotel simpatik ofron një ambient të ngrohtë, të shndritshem, rehati dhe elegancë. Me ambjent të brendshem të ngrohtë; ku mund të shijoni pije në barin komod të hotelit dhe të hani drekë në restorantin e rafinuar. Relaxi në sallën pritjes ose tarraca e bukur, sauna e tij, apo edhe qendra SPA e bëjnë këtë hotel të mrekullueshem për klientët e tij. Mund të shijoni pamjen mahnitëse të Banskos nga ky hotel.

Për bukuritë që ofron dhe për historinë e pasur, këto dy shtete gjithnjë e më shumë po tërheqin vëmendjen e turistëve jo vetëm nga rajoni por dhe më gjerë. Peizazhet e mrekullueshme të Maleve Karpate, Maleve Ballkan, Lumit Danub dhe Detit te Zi janë mbresëlënëse dhe nuk duhen lënë pa vizituar. Në këto dy shtete ekziston edhe një komunistet shqiptar. Në Bullgari ky komunitet është pozicionuar në zonën Mandrica, e cila kohët e fundit po i jep rëndësi faktorit shqiptar. Në Rumani komuniteti shqiptar ka qenë një komunitet i gjerë dhe me influencë i pozicionuar në Bukuresht dhe Kostance. Figura të shquara të historisë sonë kanë jetuar e punuar në këtë shtet si: Aleksander Stavre Drenova (Asdreni), Viktor Eftimiu, Dhimiter Pasko (Mitrush Kuteli).

This slideshow requires JavaScript.