Searching Availability…


Nisja nga Tirana në orën 05:00 të mëngjesit duke iu drejtuar pikës kufitare të Qafë Botë-s, me ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës. Pas procedurave doganore nisja për në qytetin e Parges dhe pas mbërritjes,vizitë në kalanë e qytetit dhe qytetit te vjetër.Pas vizitave kohë e lirë për plazh dhe më pas nisja për në qytetin e Lefkades. Pas mbërritjes, akomodimi në hotel dhe pas darkës në hotel kohë e lirë.

Pas mëngjesit në hotel nisja rreth orës 08:30 për në Kathizma beach plazh. Qëndrimi në plazh 10:00 deri në ora 17:00 dhe më pas kthimi pasdite në qendër të Lefkades. Kohë e lirë përreth 2 orë dhe mëpas nisja për në hotel.Akomodimi dhe darka në hotel dhe më pas kohë e lirë.

Pas mëngjesit në hotel nisja në ora 07:30 për ne qendrën më të famshme turistike të ishullit të Lefkades, Nidri.Pas embarkimit në anijen Nidri Star 1, nisja në orën 09:00 për të vizituar një nga bregedet me famë botërore të Lefkadessi, Porto Katsiki, Egremni ,1 orë në ishullin më të madh të detit Jon , Kefaloniasie duke vazhduar për në Fiskardo. Plazh në Itaken e Odisesë, Scorpions si vizitë në shpellën e Papanikoli. Pas shijimit të këtij peisazhi mbreslënës dhe 3-4 ndalesave për të shijuar plazhin,shëtitja mbaron rreth orës 18:30. Kthimi dhe darka në hotel.

Mëngjesi në hotel dhe më pas nisja për në qytetin e Janinës. Mbërritja dhe më pas kohë e lirë për tëvizituar qytetin dhe për të konsumuar drekën në restorantet e shumta pranë liqenit. Nisja nga Janina dhe pas kalimit të kufirit dhe ndalesave të shkurtra përgjate rrugës,mbërritja në Tirane. Fundi I programit
  • Akomodim në Hotel 3*** me mëngjes dhe darke.
  • Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  • Pagesat rrugore dhe doganore.
  • Shoqëruesi I agjensisë përgjatë gjithë udhëtimit
  • Pagesat e telefonit, minibaritnëdhomat e Hotelit si dhe të pijeve në restorantet e hoteleve.
  • Drekat.
  • Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.

Pasaporta.
Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.
Femijet 0-3.99 vjec 50 euro ne nje shtrat me prindet.
Femijet 4-11 vjec 75 euro (ne nje shtrat me prindet)

 

Çmimi: 125 Euro për person në dhomë dyshe.