Searching Availability...

Udhëtimi me Krocere "Në gjurmët e Shen Palit" nis nga Porti i Pireut, Athinë në orën 15.00. Nisja e udhëtimit drejt qytetit të Selanikut.

Mbërritja në qytetin e Selanikut në ora 08.00. Kohë në dispozicion për të vizituar qytetin. Në ora 17.30 kthimi në krocera. Në ora 18.00 nisja drejt qytetit Kavala.

Mbërritja në Kavala në ora 08.00. Kohë e lirë për të shijuar bukuritë e bregdetit të Kavalas. Në ora 15.30 akomodimi në krocera. Në ora 16.00 nisja drejt Stambollit, qytetit mes dy kontinenteve.

Mbërritja në Stamboll në orën 09.30. Kohë në dispozicion për të vizituar qytetin dhe trashëgiminë e pasur historike të tij. Në ora 19.30 akomodimi në krocera. Në ora 20.00 nisja drejt zonës turistike Dikili, pjesë e provincës së Izmirit.

Mbërritja në Dikili në ora 12.00. Kohë në dispozicion për të shijuar natyrën e bukur të kësaj zone. Në 19.30 kthimi dhe akomodimi në krocera. Në ora 20.00 nisja drejt qytetit Kusadasi.

Mbërritja në Kusadasi në ora 08.00. Vizitë e organizuar e qytetit antik të Ephesus. Ky qytet i themeluar në shekullin X p.k, mbart në vetvete shumë thesare të antikitetit grek. Tempulli i Ephesus​ i ndërtuar në vitin 558 p.k është pjesë e Shtate Mrekullive të Botes Antike. Pas përfundimit të vizitës së organizuar kohë e lirë për të pushuar. Në ora 22.30 kthimi në krocera dhe më ora 23.00 nisja drejt Ishullit Patmos.

Mbërritja në Ishullin Patmos 06.30. Kohë e lirë për të eksploruar bukuritë e ishullit grek. Në ora 11.00 kthimi dhe akomodimi në krocera. Në ora 11.30 nisja drejt Ishullit Syros. Në ora 18.00 mbërritja në Ishullin Syros. Mundësi për vizituar ishullin sipas dëshirës. Në ora 22.30 krhimi dhe akomodimi në krocera. Në ora 23.00 nisja drejt Portit të Pireut.

Mbërritja në Portin e Pireut në ora 06.00. Pas procedurave doganore, pëefundimi i Kroceres.

  • Akomodimi në Krocera.
  • All Inclusive (të gjitha vaktet buffe).
  • Taksat doganore, turistike dhe portuale.
  • Vizitë e organizuar e qytetit antik të Ephesus.
  • Vizita të organizuara në ndalesat e parashikuara përvec qytetit Ephesus.
  • Hyrja në muze apo qendra turistike që nuk parashikohen në program.
  • Pasaporta me afat vlefshmërie, të paktën 6 muaj.
  • Për fëmijët kur janë të shoqëruar nga një prind e nevojshme prokura nga prindi tjetër.