Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit

Të përshkosh brigjet e Liqenit të Ohrit të jep mundësinë të shkelësh në gjurmët e ilirëve, Aleksandrit të Madh, bizantinëve, bullgarëve dhe osmanëve. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Që në kohët brigjet e Liqenit të Ohrit kanë qenë të banuara nga fisi Ilir i Enkelejve, të cilët themeluan qytetin antik Lyhnid (Ohri i sotëm). Kryeqendra e këtij fisi ishte qyteti i Pelionit në Selcen e Poshtme ku janë gjetur edhe varret antike ne formen e tumave (koder-varre). Për shkak të materialeve të shumta të cmuara të gjetura ato janë emërtuar “Varret Nbreterore te Selces”.

Vetëm 25 kilomentra nga pika kufitare e Qafe Thanes ndodhet qyteti i Struges. Struga është qytet dhe qendër e komunës me të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon. Vizitë e qytetit e nisim me vizitën e Pazarit te Vjeter, shëtitores, kishës ortodokse shumë pranë qendrës dhe burimit te Drinit te Zi.

Destinacioni i rradhës është qyteti që i ka dhënë emrin liqenit, Ohri. Qyteti i Ohrit është i vendosur në brigjet veri-lindore të Liqenit të Ohrit. Ai shtrihet sipër dhe rreth dy kodrave kryesore, atë të kalasë dhe atë të Debojit. Ndërsa qyteti sot është i përhapur edhe në fushat pjellore në veri, veri-lindje dhe lindje, ai më herët ishte i përqendruar sipër dhe në këmbë të dy kodrave, i rrethuar nga një mur guri. Për shkak tënumrit tëmadh tëkishave është quajtur Jeruzalemi i Europës. Vendet më të vizituara janë: Monumenti i Shen Klementit, Pazarit te Vjeter, vizitë e shtëpisë dhe Muzeut Etnografik Robevci, dyqani i famshëm i letrës i cili daton që në shek XVI ku prodhohet letra nga artizani i familjes Ljupco të cilët kanë dhe makinën e shkrimit (GUTENBERG) më të vjetër në Europe, një ekzemplar është në Oher dhe tjetra në Muzeun e Frankfurtit. Vizitë e Kishes se Shen Sofise, e ndërtuar në shek X më e madhja katedrale në Ballkan, Kishen e Shen Klementit, Kishen e Shen Pantelejmonit, Kishen e Shen Gjergj Teologut, mozaikun e katedrales së rrënuar bizantine, teatrin i cili daton që në shek II plk dhe Kalane e Semuelit.

Nga qendra e Ohrit deri në qendrën e Strugës, ka një distancë rrugore prej vetëm 15.5 kilometra. Qyteti i Strugës gjendet në veri-perëndim. Fushat rrethuese të të dy qyteteve janë të ndarë nga një kodër që fillon në brigjet të liqenit dhe kalon në veri në masivin malor të Karaormanit. Në lindje të Ohrit ngrihet mali i Galiçicës me një lartësie maksimale prej 2255 metra. Ai i ndan liqenet të Ohrit dhe të Prespës. Kufiri shqiptaro-maqedonas i Shën Naumit në jug të Ohrit dhe në afërsi të Pogradecit, është nga qendra e qytetit rreth 30 kilometra larg. Vizitë e Manastirit si dhe të burimeve te Liqenit te Ohrit. Ai nuk e ka atë rrëndësinë ekonomike dhe infrastrukturore si kufiri tjetër i Qafë Thanës afër Strugës, por kalohet sidomos nga turistë dhe tregtarë rajonal.

Ndalesa e fundit është Pogradeci, i cili ndodhet në juglindje të Republikës shqiptare, është kryeqendra e rrethit të Pogradecit dhe bënë pjesë të qarkut të Korçës. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km² dhe ndodhet në bregun të liqenit të Ohrit. Pogradeci shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.

This slideshow requires JavaScript.