Këto shkurtime janë të pranishme në hotelet e publikuara në portalin tonë www.kulturore.al dhe specifikojnë shërbimet e përfshira:

• F – Fjetje,
• F+M – Fjetja dhe mëngjesi,
• M+D – Fjetja, mëngjesi dhe darka
• M+D+D – Fjetja, mëngjesi, dreka dhe darka.
• All Inclusive – Përfshihen të trija vaktet kryesore, vaktet e ndërmjetme, pijet dhe shërbimet shtesë të përcaktuara në detajet e akomodimit, në varësi të hotelit.

Jo, pasi ju bëni rezervimin në emailin tuaj do ju vijë konfirmimi i rezervimimit tuaj. Në email, lart majtas do t’ju shfaqet statusi “Rezervim në pritje”, që do të thotë që rezervimi juaj është në pritje. Stafi ynë njoftohet menjëherë për rezervimin tuaj si në rastin e udhëtimeve apo të akomodimeve ku do të konfirmojnë disponibilitetin e hotelit apo nëse ka ende vende të lira për udhëtimin e planifikuar dhe më pas rezervimi juaj do të konfirmohet ose jo. Nëse rezervimi juaj konfirmohet, në email do t’ju vijnë bashkangjitur edhe mënyrat tona të pagesës për të përfunduar rezervimin.
Jo, nuk mund të bëni anullim të rezervimit online. Ju duhet të kontaktoni me email në info@kulturore.al me subjekt: Kërkesë për Anullim, dhe më pas do të merrni një përgjigje nga stafi ynë.

Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalitet deri në 10 ditë përpara nisjes së udhëtimit. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm, agjensia është e detyruar të mbajë në formën e penalitetit një shumë të paracaktuar e cila është e nevojshme për shpenzimet e kryera për rezervimin e tij. Shuma do të përcaktohet në përputhje me afatet e anullimit të përcaktuara në këtë kontratë.

Për më tepër, nëse klienti nuk paraqitet në hotel, ose nuk e anullon apo ndryshon rezervimin e tij/e saj para afatit të politikës së anullimit të përcaktuar nga hoteli ose kompania që ofron shërbimin përkatës, klientit do t’i duhet të paguajë tarifën e plotë të natës së parë në hotel dhe një tarifë të caktuar për shërbimet e tjera. Në këto raste pjesa tjetër e rezervimit do të anullohet automatikisht. Klienti duhet të bëjë një rezervim dhe pagesë tjetër nëse dëshiron ende të vijë në hotel në ndonjë datë të mbetur apo alternative.

Politika e rimbursimit për shërbimet e anulluara do të zbatohet si me poshtë:

Nëse klienti vërteton që anullimi apo largimi herët nga hoteli është bërë në kohë dhe në përputhje me politikën e anullimit të hoteleve ne do t’ju rimbursojme shumën e plotë apo shumën e mbetur nga ndonjë shërbim që nuk e keni përdorur, minus komisionet e transaksionit.
Rimbursimi i plotë me kartë krediti pa mbajtur asnjë komision do zbatohet për çdo anullim të bërë në përputhje me politikat e anullimit të Kulturore.al për të cilat klienti njoftohet në momentin e parë të rezervimit.
Për të gjitha format e tjera të pagesës, do mbahen komisionet bankare apo të transaksionit.
Kulturore.al nuk është përgjegjëse në rast të anullimit të udhëtimit për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes agjensisë dhe klientit duke i kthyer këtij të fundit rimbursim të pagesës në masën 100%.
Në rast se nuk përmbushet numri minimal i pjesëmarrësve i parashikuar për organizimin e paketës, atëherë agjensia ka të drejtë të anullojë udhëtimin. Parashikimi i numrit minimal varion sipas destinacionit dhe periudhës së vitit kur promovohet një paketë dhe bëhet gjithmonë i ditur në momentin e publikimit të paketës.

Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalitet deri në 10 (dhjetë) ditë përpara nisjes së udhëtimit. Në këtë rast, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjencisë. Nëse përpara anullimit është bërë ndonjë shpenzim, ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 4 (katër) deri 9 (Nëntë) ditë përpara udhëtimit, klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe 70% të shumës së rezervimit. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 3 (tre) ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.
Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhëtimi më përpara datës së parashikuar nga agjencia, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.
Anullimi do të konsiderohet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjensisë, ose duke dërguar email në adresën info@kulturore.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjensinë.

Ju mund të paguani me Paypal, Transfertë bankare dhe Payment Authorization.
Ngjyra jeshile tregon se ju mund të bëni kerkesë për rezervim vetëm në ato data.

Akomodime Pushime

Këtu mund të gjeni paketat e akomodimit për pushime përgjatë gjithë vitit. Paketat janë të dizenjuara për familje, çifte të rriturish ose të moshuarish, për muaj mjalti, etj. me të paktën 7 netë qëndrimi. Rezervimi mund të jetë: F+M, M+D, M+D+D ose All Inclusive. Çmimet e kësaj kategorie të paketave janë më të favorshme krahasuar me rezervimet për periudha më të shkurtra kohore.

Akomodim Fundjave

Paketat e përfshira në këtë menu janë përpiluar duke për një qëndrim të paktën në 2 netë, kryesisht për familje, çifte të rriturish ose të moshuarish, për relaksimin në një fundjavë për një familje, apo edhe për udhëtime individuale biznesi apo individuale. Rezervimi mund të jetë: F+M, M+D, M+D+D ose All Inclusive. Çmimi për këto paketa është më i favorshëm se sa çmimi për rezervime individuale.

Krishtlindje 2017

Për ditë të shënuara të vitit, si Krishtlindjet, një opsion i mirë janë paketat e akomodimit në hotele duke prenotuar paketa të kësaj kategorie. Për shkak të veçantisë së eventit, paketat janë më specifike dhe çmimi është më i favorshëm se në raste të tjera, dhe më i arsyeshëm në krahasim me prenotimet të netëve individuale. Minimumi i rezervimit është 2 deri në 7 netë qëndrimi dhe përfshihet një program ekstra.

Viti i Ri 2017

Me rastin e ditëve të fundvitit, të disponueshme janë gjithashtu dhe paketat e akomodimit për këto ditë festimi. Me një minimum rezervimi 2 deri në 7 net qëndrimi, mund të zgjidhni paketën me shërbim: F+M, M+D, M+D+D ose All Inclusive. Në paketën e rezervimit gjithashtu përfshihen edhe programe ekstra me rastin e fundvitit, në varësi të hotelit. Për shkak të eventeve, çmimi është më i favorshëm se sa rezervimi individual apo në kohë të tjera.

Fundjava Kulturore

Udhëtime me nisje nga Tirana me karakter informues dhe kulturor për t’u njohur me kombin dhe rajonin. Përpiluar duke pasur në mendje kënaqësinë e familjeve apo çifteve të rritur a të moshuar që zgjedhin këto udhëtime, për 1 ose 2 netë qëndrimi në hotele komode me F+M, M+D, M+D+D ose All Inclusive, të cilat japin një proporcion të drejtë mes çmimit dhe cilësisë. Nisjet e garantuara janë për çdo fundjavë dhe për raste të festave kombëtare. Udhëtimet janë gjithmonë të shoqëruara me guida shqiptare profesionale dhe me guida lokale në rajon, në autobuzë komodë dhe vetëm një autobuz për destinacion, për të garantuar shërbim ekskluziv dhe privatësinë për çdo grup.

Udhëtime Kulturore

Udhëtime me karakter informues dhe kulturor për t’u njohur me Ballkanin dhe Europën, duke u nisur nga kryeqyteti i vendit. Përpiluar duke pasur në mendje kënaqësinë e familjeve apo të çfiteve me të paktën 3 netë qëndrimi në hotele komode me shërbim F+M, M+D, M+D+D ose All Inclusive sipas sezonit, të cilat japin një proporcion të drejtë mes çmimit dhe cilësisë. Fjetja në udhëtim nuk përfshihet në standardet tona, duke qënë se përpiqemi në maksimum për një cilësi dhe rehati sa më të lartë. Nisjet e garantuara janë për çdo sezon; pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, duke kombinuar destinacionet e udhëtimit me kohën më të përshtatshme për atë destinacion, duke arritur kështu në një kalendar me nisje të garantuara përgjatë gjithë vitit. Udhëtimet janë gjithmonë të shoqëruara me guida shqiptare profesionale dhe me guida lokale, në autobuzë komodë dhe vetëm një autobuz për destinacion, për të garantuar shërbim ekskluziv dhe privatësinë për çdo grup.

Ekskursione

Ekskursionet përfshijnë udhëtimet ditore me ose pa shoqërues, brenda kombit apo në vendet fqinje. Në rastet e qëndrimit në hotel, kryesisht paketa është vetëm me mëngjes të përfshirë ose me mëngjes dhe darkë, në akomodim modest në proporcion të drejtë mes çmimit dhe cilësisë.

Kroçera

Udhëtimet me kroçerë janë një opsion i mirë për këdo që do të donte të përjetonte emocione të reja. Programet e kroçerave janë përgjatë gjithë vitit me udhëtime në lumenjtë, detrat dhe oqeanët nga të cilat mund të vizitoni një diversitet vendesh. Seti i përzgjedhur i udhëtimeve me kroçerë është ekskluziv për një udhëtim multi-kulturor, me kroçera që janë ndër më në zë në botë. Nisjet janë individuale.

Eksploro

Shpirti aventurier i kombinuar me kënaqësinë kulturore nuk ka fund! Me 12 programe kontinentale dhe ndërkontinentale, nga një program në muaj, të gjitha kuriozitetet dhe kërkesat tuaja për pjesën tjetër të botës do të shuhen. Guidat tona profesionale ju shoqërojnë gjithë kohën për t’ju asistuar dhe në secilin atraksion do të gjeni dhe guidat lokale për një prezantim më në detaje me vendin. Qëndrimi është në hotele me 4 ose 5 yje, me çdo gjë të përfshirë për kënaqësinë tuaj. Transfertat kryhen dhe me agjensi lokale për një shërbim akoma më special. Këto udhëtime fantastike, eksploruese dhe kulturore, do t’ju pushtojnë zemrën dhe prej tyre do të merrni një eksperiencë të paharrueshme!