Searching Availability…


Nisja nga Tirana 04.00 duke ndjekur itinerarin Tirane-Shkoder-Podgorica-Trebinje, me ndalesa pergjatë rrugës për kafe dhe rifreskime. Kohë e lirë për drekë, ku shoqëruesi i grupit do sugjerojë për kuzhinë tradicionale ose restorante sipas deshirës. Nisja nga Trebinja drejt qytetit të Zagrebit ku do të bëhet dhe fjetja. Ndalesa përgjatë rrugës duke shijuar peisazhin e mahnitshëm që do të na shoqërojë gjatë udhëtimin tuaj. Kohë e lirë për darkë, sipas deshirës tuaj. Akomodimi dhe fjetja ne Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Vizitë e qendrës së Zagrebit rreth 2 orë guidë në Zagreb e kombinuar në autobuz dhe në kembe. Vizitë në teatrin kombëtar, sheshin Zirinjevac, kisha e Shën.Mark, kështjella Lotrscak, orën e famshme Dolac, rrugën Tkalciceva, sheshin Ban Jelacic etj. Transfertë me autobus nga Zagrebi për në kryeqytetin e Sllovenise Ljubjanë. Programi fillon në pjesën e vjetër të qytetit duke përfshirë katedralen, tre urat në qendër të qytetit mbi lumin Ljubljanica, parlamentin Slloven, pallatin e operas Rokobaroko, Tivoli park,etj. Transferte nga Ljubjana për në qytetin e Salzburgut. Vizitë e shkutër e qendrës së qytetit të Salzburgut duke filluar me Keshtjellen e Hohensalzburg, ndërtesa mesjetare më e mirëmbajtur në Europe, kisha Shën Sebastian, e ndërtuar në stilin Gotik, sheshi Mozart i krijuar për të nderuar personalitetin më të famshëm të këtij qyteti dhe mbarë botëror, etj Transfertë nga qyteti i Salzburgut drejt qytetit të Munihut. Darka e lirë,sipas dëshirës tuaj. Akomodimi dhe fjetja në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në qendrën e Mynihut, i njohur si kryeqyteti i rajonit të (Landi) të Bavarisë. Vizita për të zbuluar magjinë e këtij qyteti fillon me vizitën e Muzeut të Artit “Pinakoteke”, shtëpia me famë botërore Hofbrauhaus, Teatrin kombëtar, Marienplatz, harkun e Triumfit, bashkinë e qytetit, pallatin Mbretëror Nimphenburg dhe kopshtet e gjelbëruara përreth tij. Më pas vizitë në pjesën moderne të qytetit në Olimpia Stad të Mynihut, liqenin e Jetës, ndërtesën dhe Muzeun e BMW, dhe në fund Stadiumin Arena. Transfertë nga Mynihu për në qytetitn e Graz, me ndalesa përgjatë rrugës. Vizitë në qytetin më të rëndësishëm pas Vienes në Austri, i cili është nën mbrotjen e UNESCO-s, duke filluar me muret fortifikuese të qytetit, pjesën e brendshme të qytetit dhe rrugicat e ngushta me ndertesa të stilit italian, qendrën e qytetit, Sheshin Hauptplatz, bashkine e qytetit, rrugën Sackstrasse, etj. Transfertë nga Graz për në Maribor. Vizitë e qytetit të mrekullueshem të Maribor i cili ruan ende karakterin e një qyteti mesjetar, me një sërë monumentesh historike që përfshijnë një qendër të vjetër mesjetare me një kështjellë, një kishë të famshme të shek.13-te, kisha e Shën Gjon Pagezorit, tregun mesjetar dhe monumentet e tjera të periudhave të ndryshme historike. Kohë e lirë për darkë sipas dëshirës tuaj. Akomodimi dhe fjetja në Hotel.

Mëngjesi në Hotel. Transfertë nga Maribor për në qytetin e Sibenik. Vizitë në qytetin e Sibenik duke filluar me vizitën e Sheshit kryesor në qendër të qytetit të vjetër, i cili është pjesë e pasurisë kombëtare të UNESCO, Katedralen St.James, qendrën e qytetit,etj. Dreka në restorantet buze detit për të shijuar ushqimet tradicionale. Transfertë nga qyteti i Sibenikut për në qytetin Makarska. Vizitë e qytetit Markaska, qendrën dhe shëtitoren buzë detit. Darkë e lirë në restorantet buzë detit dhe kohë e lirë. Akomodimi dhe fjetja në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Transfertë nga Makarska për në Kotor, duke shijuar bukuritë e bregdetit Dalmat. Kohë e lirë për drekë në Kotor. Vizitë e qytetit të vjetër, kullën e Sahatit etj. Transfertë nga Kotori për në Tirane me ndalesa përgjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë dhe fundi i programit.
  • Udhëtimi me autobus komod vajtje-ardhje, vizitat në pikat turistike etj (2 shoferë).
  • Akomodimi në hotele me tre yje me mëngjes.
  • Guida profesionale lokale në disa prej qyteteve evropiane.
  • Asistenca me shoqërues nga agjensia
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim (i detyrueshëm).

Hyrja në brendësi të pikave turistike.
Drekat dhe darkar gjatë gjithë udhëtimit.
Pagesat në bare dhe pub.
Pagesat e telefonit dhe minibarit në dhomat e Hotelit.
Opsionale: Shtesë për 4 darka + 45 euro për person.

Pasaporta ose karta e identitetit.
Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit