Searching Availability…


Takimi dhe nisja në mëngjes në ora 06:30 nga Tirana duke iu drejtuar pikës kufitare të Murriqanit, duke bërë 1 ndalesë gjatë rrugës. Pas mbërritjes në Murriqan dhe pas procedurave doganore, do ti drejtohemi qytetit të Barit ose ndryshe qytetit të Tivarit. Ndalesë në qendër të qytetit të vjetër të Tivarit, ku mund të vizitojmë me dëshirë Ullirin e Vjeter, që është më shumë se 2000 vjecar dhe interesante është se vazhdon dhe prodhon akoma frytet e ullirit. Më pas nisemi për në qendrën e qytetit të Bar dhe pas ndalesës në qendër, kemi mundësi të vizitojmë Pallatin e Nikollës, ish mbretit të Malit të Zi dhe shëtitoren pranë detit. Pas vizitave në qender, nisja për në qytetin malazez të Shqiptarëve, Uliqini. Mbërritja në Ulqin, vizitë në Kalanë e Vjetër, lagjet e brendshme të Ulqinit, që njihen me emrin Stari Grad, mundësi për shoping në dyqanet karakteristike në qendër, kohë e lirë për kafe sipas deshirës. Pas vizitës në Ulqin i drejtohemi Grykëderdhjes së Bunes, ku kemi mundësinë të shijojmë një ndër vendet më të bukura të natyrës së mrekullueshme malazeze. Mundësi për drekë ose shëtitje me varkë sipas deshirës. Nisja për në drejtim të pikës kufitare të Murriqanit dhe pas procedurave doganore dhe ndalesave përgjatë rrugës, mbërritja në Tiranë. Fundi i programit​

  • Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  • Pagesat rrugore dhe doganore.
  • Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
  • Pasaporta os Karta identitetit.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Çmimi: 10 Euro për person.