Searching Availability…


Ora 18:00 nisja nga Tirana për në portin e Durresit. Mbarimi i procedurave të imbarkimit dhe nisja në orën 22.00 Durres-Bari. Akomodimi do te jete në kabina me shtretër

Pas mbërritjes në portin e Barit dhe mbarimit të procedurave të kalimit kufitar, në ora 08.30 nisja për në Rome ku ndalesa do të bëhet në një prej qendrave tregtare më të mëdha në Europe ku ka një shumllojshmëri artikujsh dhe markash të mirënjohura si: Adidas, Diesel, Geox, Lacoste, Roberto Cavalli etj. Pas darkës në qendrën tregtare akomodimi në Hotel dhe fjetja

Pas mëngjesit, vizita me autobuz dhe në këmbë në Rome, të cilat fillojnë me Kishen e Shen Maria Maggiore, Koloseun e famshëm, Kisha Shen Maria e engjejve, Pallati i Drejtesise, Shatervani I Trevit, Vila Borgjeze dhe rruga e Venetos, Sheshi i Popullit, Sheshi Spanja. Mbërritja në Vatikan në Sheshin Shen Pieter ku do të vizitojmë Muzeun dhe Katedralen e famshme te Shen Pietrit etj. Gjatë pasdites nisja për në rajonin e Napolit për darkë dhe për të fjetur.

Pas mëngjesit në hotel vizitë e Pompeit, Qytetit të vjetër që gjatë perjudhës së Perandorise Romake u shkatërrua nga Vullkani Vezuv. Ndër të tjera do të vizitoni rrugët e qytetit, teatrin e madh dhe teatrin e vogël si dhe shtëpitë e ndryshme tipike romake me afreske si dhe dyqanet, muzetë etj. Pas vizitës së Pompeit, nisja për në Amalfi duke përshkuar rrugën e “Bregdetit te Amalfit”. Bregdeti i Amalfit me qytezat si Positano, Amalfi, Minori etj është një nga vendet më të bukura në Itali përsa i përket ndërthurjes së përkryer mes natyrës dhe arkitekturës së qytezave. Pas mbërritjes në Amalfi, kohë e lirë për drekë dhe për kafe buzë detit Tirren. Pas dreke nisja për në Bari ku do të akomodohemi në tragetin e linjës Bari – Durres për udhëtimin e kthimit në Shqipëri.
  • Akomodimi në Hotel 3*** ne Rome dhe Napoli me mëngjes.
  • Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  • Pagesat rrugore dhe doganore.
  • Shoqëruesi i agjensisë përgjatë gjithë udhëtimit.
  • Bileta e tragetit në dhomë dyshe me shërbime, vajtje ardhja
  • Pagesat e telefonit, minibarit në dhomat e Hotelit si dhe të pijeve në restorantet e hoteleve.
  • Drekat dhe Darkat.
  • Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
Pasaporta.
Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.
Femijet 0-3.99 vjec 50 euro ne nje shtrat me prindet
Femijet 4-12 vjec 150 euro (ne nje shtrat me prindet vetem ne target)