Searching Availability…


Takimi dhe nisja në orën 06:00 duke iu drejtuar pikës kufitare të Qafëthanës..I drejtohemi qytetit të Bitolës dhe pas një vizite të shkurtër nisja për në fshatin e Demir Kapija, që mbahet si shtëpia e prodhimit të verës mbretërore,mbretit Alexander Karadjordjevic në ish Jugosllavi edhe sot mbahet në të gjithë Maqedoninë, për vreshtat dhe varietetet e shumëllojshme dhe prodhimin e verërave shumë cilësore. Vazhdojmë rrugën për në Popova Kula duke u ngjitur në kodër dhe ku ndodhet edhe hoteli me të një te njëjtin emër Popova Kula. Akomodimi ne hotelin tradicional dhe më pas kohë e lirë për të soditur natyrën dhe ambjentet e hotelit dhe për të provuar verërat e shumëllojshme. Darka në hotel me ushqim tradicional dhe më pas kohë e lire

Pas mëngjesit në hotel nisja për vizitë në Stobi, një nga sitet kulturore dhe arkeologjike më të përmendura në Maqedoni,ku mund të vizitoni Amfiteatrin Roman, Mozaikun e Stobit, Mozaikun me palloin e Stobit,i cili është vendosur në monedhën maqedonase etj Nisja për në Kanionet e Matkës, i cilësuar si i dyti për nga bukuria ndër 10 kanionet më të bukura në Europë. Mbërritja dhe më pas përreth 10 minuta ecje në këmbë duke shijuar mrekullitë e natyrës në Kanionet e Matkes. Kohë e lirë për kafe dhe për drekë dhe mundësi për të bërë xhiro me varkë sipas dëshirës tuaj. Nisja për rrugën e kthimit me një ndalesë të shkurtër në Strugë. Mbërritja dhe fundi i programit

  • Akomodimi në hotel me mëngjes dhe darkë.
  • Transporti me autobuz komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  • Pagesat rrugore dhe doganore.
  • Shoqëruesi i agjensisë përgjatë gjithë udhëtimit
  • Pagesat e telefonit minibarit në dhomat e hotelit si dhe të pijeve në restorantet e hoteleve.
  • Drekat
  • Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë
  • Pasaporta ose karta e identitetit.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.
  • Orari i nisjes nga Tirana: 06.30
  • Orari i nisjes nga Elbasani: 05.00
  • Vëndi i nisjes në Tiranë: Sheshi Nënë Tereza.
  • Vëndi i nisjes nga Elbasani: Sheshi Gensher përballë portës së Kalasë.


Çmimi: 55 Euro për person në dhomë dyshe

               70 Euro për person në dhomë teke