Searching Availability…


Takimi dhe nisja në orën 06:30 duke iu drejtuar pikës doganore të Qafë thanës dhe pas procedurave doganore marrim drejtimin për në qytetin e Shkupit, duke bërë ndalesa përgjatë rrugës. Pas mbërritjes, vizitë e qendrës së Shkupit që është bërë një ndër qendrat më të bukura të Ballkanit me ndërtimet e shumta kohët e fundit. Vizitë e kalasë së vjeter, urës së Gurit, Monumentit të Aleksandrit të madh e shoqëruar nga një mori skulpturash përreth tij, shtepise Muze të lindjes së Nënë Terezës etj. Pas vizitave të mësipërme dhe pas kohës së lirë për drekë në pazarin e madh, carshia, takimi dhe nisja për në Ohër. Mbërritja në Ohër, akomodimi në hotel dhe më pas darka me muzikë në hotel.

Mëngjesi në hotel dhe më pas nisja per në qytetin e Ohrit. Mbërritja në Oher ku keni mundësi të vizitoni qëndrën e qytetit me monumentin e shën Klementit, vizitë në muzeun Etnografik Robevci, kishën e shën Sofisë, kishën e shën Klementit, kishën e Pantelejmonit, Amfiteatrin, kalanë e Semuelit etj. Kohë e lirë për drekë dhe shoping dhe më pas nisja drejt pikës turistike të Shën Naumit. Pas mbërritjes, vizitë e manastirit dhe ambjenteve përreth burimeve të Liqenit të Ohrit. Nisja për në rrugën e kthimit, me ndalesa përgjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë dhe fundi i programit.

  • Akomodimi në hotel me mëngjes dhe darkë me muzikë.
  • Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  • Pagesat rrugore dhe doganore.
  • Shoqëruesi i agjensisë përgjatë gjithë udhëtimit.
    • Pagesat e telefonit, pijeve në bare ose restorantin e hotelit.
    • Drekat
    • Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
    • Në rast se grupi ka më pak se 30 persona muzika nuk zhvillohet në hotel.
  • Pasaporta.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Çmimi: 39 Euro për person në dhomë dyshe.