Searching Availability…


Takimi dhe nisja në orën 06:00 nga Tirana duke iu drejtuar pikës doganore të Tushemishtit me ndalesa për kafe përgjatë rrugës. Pas procedurave doganore i drejtohemi pikës turistike të Shën Naumit, vizitë e manastirit dhe ambjenteve përreth burimeve të Liqenit. I drejtohemi qytetit të Ohrit për të vizituar qendrën e qytetit me monumentin e Shën Klementit, vizitë në muzeun Etnografik Robevci, kishën e Shën Sofisë, kishën e Shën Klementit, kishën e Pantelejmonit, Amfiteatrin, kalanë e Samuelit etj. Mundësi dhe kohë e lirë për kafe ose shopping, sipas dëshirës. Akomodimi në hotel ne Oher dhe darka në hotel me muzikë live.

Pas mëngjesit në hotel i drejtohemi qendrës më të njohur të skive në Maqedoni, Mavrovo. Mbërritja në zemër të resortit Mavrovë, mundësi argëtimi në ambjentet e resortit ku mund të shijoni kënaqësinë që të dhoron xhiroja me teleferik apo te skijoni në pistat e shumta të malit Bistra. Rreth orës 16:00, nisja për në qytetin e Strugës për kafe. Kthimi në Shqipëri dhe mbërritja në Tirane. Fundi i programit.

  • Akomodimi në Hotel 4**** me mëngjes dhe darkë dhe muzika
  • Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  • Pagesat rrugore dhe doganore.
  • Shoqëruesi i agjensisë përgjatë gjithë udhëtimit.
  • Pagesat e telefonit, pijeve në bare ose restorantin e Hotelit.
  • Drekat.
  • Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
  • Pagesa për teleferikun dhe pajisjet e skive.
  • Pasaporta ose karta e identitetit.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Çmimi: 35 Euro për person në dhomë dyshe.