Searching Availability…


Takimi dhe nisja nga Tirana në orën 06.00​ për në pikën kufitare të Qafethanes. Pas procedurave doganore marrim drejtimin për në Sofie ku do të kemi ndalesa gjatë rrugës për nevoja personale, gjithashtu edhe për drekë. Mbërritja në Sofie, akomodimi në Hotel, pasdite e lirë ne Sofie.  Fjetja dhe darka në Hotel.

Mëngjesi në Hotel dhe më pas nisim vizitat në pjesën historike dhe monumentale të Sofies duke filluar me Katedralen që mban koleksionin më të cmuar të ikonave Bullgare, Monumentin e Aleksander Nevskit, ecje përgjatë qendrës së qytetit duke vizituar Teatrin kombëtar, pallatin kombëtar të Kulturës, pallatin mbretëror, etj… Pushim i shkurtër për drekën dhe pasditja e lirë për shoping. Fjetja dhe darka në Hotel.

Pas procedurave doganore marrim drejtimin për në Shkup, një tour panoramik i Shkupit, me vizitat fillimisht në kalanë e Semuelit, urën e gurit, qendrën e Shkupit me monumentin e Aleksandrit të Madh që është e shoqëruar me shumë të tjera, godinat qeveritare, muzetë, shtepine e Nënë Terezës dhe pazarin e vjetër. Dreka e lirë në Shkup. Më pas do ti drejtohemi Stobit, për të vizituar një nga kantinat e verës më të mëdha në Ballkan, me dëshire degustim i verërave. Nisja drejt pikës kufitare të Qafë thanës dhe pas procedurave doganore nisja për rrugën e kthimit. Mbërritja në Tirane dhe fundi i programit.

  • Udhëtimi me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  • Akomodimi në Hotel me 4**** me mëngjes.
  • Shoqëruesi i agjensisë përgjatë gjithë udhëtimit.
  • Të gjitha drekat dhe darkat.
  • Pagesat e telefonave dhe minibareve në dhomat e Hotelit.
  • Vizitat në pikat muzeale dhe historike atje ku aplikohet pagesa e hyrjes.
  • Pasaporta.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Çmimi: 79 Euro për person në dhomë dyshe.