Searching Availability...

Takimi dhe nisja nga Tirana duke iu drejtuar pikës doganore të Qafëthanës dhe pas procedurave doganore marrim drejtimin drejt qytetit të Tetoves. Mbërritja dhe më pas vizitë në qendrën e Tetovës dhe Teqes Bekteshiane Harabati, Xhamise se Larme në Tetove, e cila ndryshe njihet si Xhamia e Pashes dhe Kishen Shen Kirilli dhe Metodi, që gjendet në pjesën e vjetër të qytetit të Tetoves. Nisja për në qendrën Popovka Shapka ose Kodra e Diellit, e njohur si një qendër e shkëlqyer për zhvillimin e sportit të skive, hotelet dhe shtepitë e pushimit, natyrën e mrekullueshme, të cilat janë pjesë e Malit te Sharrit,1780 m mbi nivelin e detit. Mundësi për tu argëtuar në ambjentet sportive dhe terrenet e skive ose perdorimin e teleferikëve për të shijuar një ekperiencë të vecantë. Dreka në restorantet e shumta me ushqime tradicionale të zonës, takimi dhe nisja për në rrugën e kthimit. Pas ndalesave përgjatë rrugës dhe mbarimit të procedurave doganore, mbërritja në Tirane. Fundi i programit.

  • Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  • Pagesat rrugore dhe doganore.
  • Pasaporta ose karta identitetit.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.