Searching Availability...

Takimi dhe nisja në orën 06:00 duke iu drejtuar pikës kufitare të Hani te Hotit. Ndalesa përgjatë rrugës për kafe dhe mëngjes sipas dëshirës dhe pas procedurave doganore, marrim drejtimin për në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi .Pas një turi panoramik të qytetit me autobuz dhe ndalesë për të​ parë qendrën e qytetit dhe kohë të lirë për kafe në Podgoricë​ ,marrim drejtimin për në Budva. Pas akomodimit ne hotel, vizitë e Citadellës, Kalasë së Budvës, shëtitores përgjate detit dhe më pas darka në hotel. Pas darkës me dëshirë mund te frekuentojmë baret ose pubet në​ shëtitoren Lungo Mare.

Mëngjesi në hotel dhe më pas nisja drejt qytetit të Kotorrit dhe pas mbërritjes, vizitë në Kalane e Vjeter te Kotorrit, Kishen e Shen Trifonit, Muzeun Detar, eksplorim sipas menyrës tuaj në rrugicat plot sharm të Qytetit te Vjeter. Kohë e lirë për shoping dhe kafe në Citadelen e Kotorrit dhe më pas nisja drejt qytetit të Tivatit duke përshkruar të gjithë distancën e Gjirit te Kotorrit i njohur si Gjiri më i madh në Ballkan, duke u njohur me historinë e këtij gjiri si dhe duke parë dy ishujt e vegjël që ndodhen në mes të gjirit dhe kalimin me traget në Lepetane. Takimi dhe më pas nisja drejt Budves, darka në hotel dhe më pas kohë e lirë për argëtim.

Mëngjesi në hotel dhe më pas nisja drejt qytetit të Bar ose Tivarit te Vjeter, për të vizituar qendrën e qytetit, Rezidencen Verore të Krajl Nikolles, ish Mbretit te Malit te Zi, shëtitoren dhe parkun buzë detit. Nisja më pas për në Ulqin duke vizituar më parë Pemën e Ullirit më të vjetër në Ballkan dhe më gjerë, mbi 2500 vjecare dhe që vazhdon dhe jep fryte edhe sot e kësaj dite. Nisja drejt qytetit të Ulqinit ose qytetit malazez të shqiptarëve për të vizituar fillimisht shëtitoren e Ulqinit, vizitë në Kalane e Vjeter, lagjet e brendshme të Ulqinit që ndryshe njihen me Stari Grad, mundësi për shoping në dyqanet karakteristike në qendëdhe më pas kohë e lirë për kafe. Takimi dhe nisja për në Grykederdhjen e Bunes, ku do të keni mundesine te shijojni një ndër vendet më të bukura të natyrës së mrekullueshme malazeze. Mundësi për drekë ose shëtitje me varkë sipas deshirës dhe më pas takimi dhe nisja drejt Shqipërisë. Pas procedurave doganore dhe ndalesave pergjatë rrugës, mbërritja në Tiranë dhe mbyllja e programit.

  • Akomodimi në hotel me mëngjes dhe darkë.
  • Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
  • Pagesat rrugore dhe doganore.
  • Shoqëruesi i agjensisë përgjatë gjithë udhëtimi
  • Pijet në baret ose restorantet e hoteleve.
  • Drekat.
  • Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë
  • Pasaporta ose karta identitetit e vlefshme
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Rezervimi i hotelit duhet bë patjeter minimumi 2 javë përpara nisjes.